Browsing Tag ne shqiperi me biciklete

Udhetim ne Shqiperi me biçikletë

By at September 2, 2013 | 19:01 | 0 Comment

Udhetim ne Shqiperi dhe rikthimi me biçikletë

Një vit e gjysmë pas udhëtimit të parë me biçikletë në Shqipëri vendosa të rikthehem në një sezon shumë më mikpritës. Në ndryshim nga ai fundvit, të cilin e kalova duke pedaluar rrugët malore të mbuluara nga akulli, nga rrethinat e Tiranës e deri në Liqenin e Ohrit, itinerari i ri ishte përgjatë gjithë bregdetit të Jugut, nga Vlora në Butrint, parku arkeologjik i përfshirë prej vitesh në trashëgiminë e UNESCO-s. Motive të ndryshme më shtynë të rikthehesha në Shqipëri, disa prej të cilave lidhen me bukuritë e vendit, të zbuluara fillimisht përmes kërkimeve në internet. Por edhe arsye të tjera praktike, që kanë mjaft rëndësi. Do ta filloj nga këto të fundit.

Shqipëria është e lehtë të arrihet me traget nga Italia, një zgjidhje relativisht e lirë (70 € nga Brindisi) që ju lejon të transportoni biçikletën tuaj pa pasur nevojë për ta çmontuar dhe paketuar nëpër qese, siç ndodh gjatë udhëtimeve me aeroplan apo trenat rajonalë.

Shqipëria është shumë ekonomike e të lejon të provosh çdo luks pa prekur rëndë financat, çka në këtë kohë është gjithnjë e këshillueshme. Neve nuk na mungoi asnjëherë asgjë: mbrëmjet në hotele, darkat në taverna dhe udhëtimet në vendet më interesante. (more…)

Share - Shperndaheni:

Albania , Blog - Shqip (Albanian) , , , ,

Sign up for our Newsletter

Enter your email and stay on top of things,

Newsletter